Tejkalimi i afatit 90 ditor në zonën Shengen/ Greqi, çfarë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që të mos penalizohen

Më në fund, polica greke jep sqarimet e veprimeve që duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë për të mos u penalizuar për tejkalimin e afatit 90 ditor në zonën Shengen.

Advertisements

Pas një komunikimi të Top Channel-it me Drejtorinë e Emigracionit dhe Kufijve së policisë greke,na u tha se shtetasit shqiptarë që mbyllja e kufijve i gjeti brenda zonës Shengen, duhet të paraqiten në drejtoritë e emigracionit të drejtorive vendore të policisë, të shoqëruar prej personit, i cili do të marrë përsipër t’u sigurojë atyre banesë dhe shpenzimet e qëndirmit.

Personi i interesuar duhet të ketë me vete:

Advertisements

1- Pasaportë të vlefshme

2- 2 fotokopje të pasaportës

3- Dy fotografi tip pasaporte

4- Kërkesën për shtyrje afati të qëndrimit në zonën Shengen (plotësohet pranë sportelit)

5- Deklaratë e personit që siguron strehim (plotësohet pranë sportelit)

6- Lejen e qëndrimit dhe pasaportën, ose kartën greke të identitetit të personit që garanton shpenzimet.

7- Vleren monetare prej 50 euro për ditë qëndrimi të personit të interesuar (vlera e parave vetëm tregohet dhe nuk përbën garanci dhe nuk mbahet në asnjë rrethanë prej autoriteteve)

8- Dokument që vërteton vendin e banimit të garantuesit (fletën e zyrës së financës E3).

9- Sigurim shëndeti në udhetim (pranohet edhe në email)

10 -Një numer telefoni ose email për kontakt emergjence.

Policia sqaron se rastet verifikohen një nga një dhe personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Autoritet greke besojnë se në vend ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE kishte hapur deri të premten, si e shkeli ligjin pronari i restorantit në Elbasan, infektoi gruan dhe klientët, tek ai merrnin shërbime edhe prokurorë e gjyqtarë
Artikulli tjetërBie miti i ‘dorështrënguarve’/ Pronari gjirokastrit ‘hap thesin’, jep shembull me solidarizimin, do strehojë emigrantët në kufi pa kërkuar asgjë për dhomat e ushqimin