Të izoluar nga dëbora/ Në malësinë e Librazhdit njerëzit kanë nevojë për ndihmë

Pothuajse e gjithë bota gjendet e izoluar këtë periudhë për shkak të Covid 19. Por zonat e thella malorë si rrallë herë u izoluan edhe nga dëbora në Prill.

Advertisements

Edhe pse fshati, një pjesë të mirë të prodhimeve i siguron vetë, problem mbeten familjet e varfra dhe sidomos të moshuarit e vetmuar, me fëmijë në emigrim.
Në këto zona të Librazhdit, ka ndërmarrë një aksion për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, aksion i cili bëhet dyfish më i vështirë, për shkak të dëborës e cila këtu i ka kaluar 40 cm.

Për Iljaz Kurmakun nga fshati Stëblevë, këto djem, punonjësit e njësisë administrative janë i vetmi kontakt me botën, dhe e vetmja mundësi për t’u ushqyer.
Të bindur për situatën e vështirë që po kalon i gjithë vendi, këto familje, edhe pse në vështirësi të mëdha, nuk kërkojnë shumë. për to mjaftojnë dy pako makarona, thesi i miellit dhe pak vaj.

Advertisements

Vende vende trashësia e dëborës i ka kaluar 60 cm, hera e parë këtë vit që në Stëblevë regjistrohet një mot i tillë. Por ndërkohë rrugët janë hapur dhe në çdo fshat është lënë në dispozicion një makinë për të marrë masa ndaj çdo situate emergjence të mundshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPronari nga Brooklyn anullon një muaj qera për qindra qeramarrës
Artikulli tjetër“Nuk do të rre zikojmë çfarë kemi arritur deri tani”- Rama: Nga e hëna masa dr astike në tregun e Kombinatit