Pipero tha se hidroksiklorikina ka ardhur edhe në Shqipëri e tashmë ka filluar të përdoret tek disa pacientë.
Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. Ai u ndal edhe tek hidroksiklorokina e cila u miratua së fundi me shpejtësi nga FDA si një portokoll mjekimi në SHBA, kombinuar edhe me azitromicinën.
Advertisements
Pipero tha se hidroksiklorikina ka ardhur edhe në Shqipëri e tashmë ka filluar të përdoret tek disa pacientë.
“Hidroksiklorokina është futur prej një jave dhe presim të kemi rezultatet e para”, tha Pipero që pohoi se ecuria duket pozitive.
Advertisements
Ndërkohë ai shtoi se për vaksinën duhet të presim të paktën edhe një vit.
“Personalisht nuk kam ndonjë shpresë të madhe, që këtë vit mund të kemi një vaksinë efektive, vaksina mund të dali nga fundi i vitit dhe të jetë në përdorim për njerëzit nga marsi I vitit tjetër”, tha Pipero.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!