Të gjithë i konsiderojmë heronj! Parulla virale kundër ekipit që përballet me COVID-19 në Britani: Paguhen për atë punë! E kanë detyrë të na shpëtojnë jetën

Ngjarja ka ndodhur në Uellsin e Veriut, pasditen e së shtunës. Një grua që e gjeti këtë letër, bëri një fotografi e postoi në rrjetet sociale dhe tha: Unë isha e tronditur dhe inatosur që dikush mund të ishte aq mosmirënjohës ndaj NHS.

Advertisements

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në Britani, ku edhe ka ngjallur zemërim pasi, një letër me një mesazh fyes për mjekët britanikë u gjet në dritaret e makinave të mjekëve të shtunën.

Shkrimi në letrën “F**k NHS. Ata paguhen për të shpëtuar jetën tonë, ne nuk paguhemi për të shpëtuar jetën”– u bë shumë viral.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Uellsin e Veriut, pasditen e së shtunës. Një grua që e gjeti këtë letër, bëri një fotografi e postoi në rrjetet sociale dhe tha: Unë isha e tronditur dhe inatosur që dikush mund të ishte aq mosmirënjohës ndaj NHS.Jo vetëm gjatë Covid-19, por çdo ditë. Unë mendoj se ata po bëjnë një punë fantastike dhe janë vërtet heronj të vërtetë. Jo ka shpesh gjërat më shqetësojnë, por kjo më zemëroi vëvrtet.

‘Së dyti, jam shumë e sigurt që një ditë sëbashku me shoqen tënde do të përfundosh në spital. Ndoshta atëherë mund të dëshmosh punën e fortë të të gjithë stafit në NHS, ata që janë në vijën e parë dhe gjithçka që ata bëjnë për të shpëtuar jetë çdo ditë dhe për të kuptuar se ata me të vërtetë nuk paguhen aq sa duhet për ato që bëjnë.”- vazhdoi ajo më tej në postimin e saj në Facebook.

Ndërkohë, stafi i NHS është duke bërë atë që mundet për të luftuar koronavirusin në të njëjtën kohë kur po përballen me mungesa të pajisjeve mbrojtëse ndaj virusit.

Chris Hopson, shefi ekzekutiv i NHS Providers, tha që ekzistonte “besim relativisht i ulët” se një dërgesë prej 400,000 kosmtumesh kirurgjikale që duhej të vinin në Mbretërinë e Bashkuar nga Turqia të dielën do të shpërndaheshin në vend të hënën.

167,929 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,443,200 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 41.316 viktima dhe janë të infektuar 770,076 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Vendi i parë në Europë për numrin e viktimave është Italia, ku kanë humbur jetën 24.114 persona. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën 20.852 qytetarë.

Burimi: METRO

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShumë njerëz mund ta kenë marrë koronavirusin pa simptoma
Artikulli tjetërFenomeni i rrallë në Verona, ylberi shfaqet si një“buzëqeshje”