Burri me fjalët e tij të përlot. Ai humbi sot gruan dhe fëmijën e tij.
Kosovë- Ditën e sotme ka humbur jetën në Gjakovë një grua shtatzënë e cila ishte e infektuar me COVID-19. Por, nuk ka munguar edhe një reagim nga burri i saj, i cili shprehet se foshnja bashkë me gruan e tij tashmë ndodhen në parajsë.
Advertisements
“Aq shumë e dije jetën saqë luf tove deri në momentin e fundit për jetën tande bashkë me jetën e foshnjës në kraharorin tand. Tani me foshnjën tënde në parajsë, gëzoni lumturinë e jetës së amshuar. Ishe një grua, nënë, bijë, motër, nuse shumë e qetë, plotë lumturi, dashuri, kujdes për të tjerët. Tani ju, nanë e foshnje, jeni engjëj në qiell, të cilët luteni për ne e na mbroni. Mos na harro”, janë fjalët e burrit, shkrujnë mediet vendase. Mësohet se çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë.
Gruaja e infektuar humbi jetën ditën e sotme dhe lajmi u bë i ditur drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj. Numri total i të infektuarve me koronavirus aktualisht është 598, ndërsa i të shëruarve 123. Qeveria ndërkohë ka marrë një sërë masash shtrëngueshe dhe shumë qytete janë në karantinë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!