‘Supermjeku’ amerikan Anthony Fauci flet me bindje: Do kemi një valë të dytë koronavirusi, po nuk morëm masa do jetë ‘dimër i keq’

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shtoi se për valën e dytë të koronavirusit, por vendimtare do të jetë mënyra sesi ne do të përballemi me pandeminë.
SHBA- Eksperti kryesor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci tha sot se ishte thuajse i sigurt se koronavirusi do të kthehej sërish për një valë të dytë në fund të vitit.

Advertisements

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shtoi se për valën e dytë të koronavirusit, por vendimtare do të jetë mënyra sesi ne do të përballemi me pandeminë.

“Është e pashmangshme që ne të mos kemi një kthim të virusit. Ai është përhapur globalisht. Nuk mund të zhduket sa hap e mbyll sytë nga planeti. Mënyra sesi ne do ta trajtojmë do të vendosë fatin tonë. Masat e përcaktuara duhen ekzektuar në kohë, ndryshe do të përballemi me një dimër të keq,”-tha ai.Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19.

Advertisements

26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDorina Mema tha se i huton klientët në palestër, i kthehet Kejvina: Më përzure
Artikulli tjetërPlas ar ma në Shkodër, një person në gjendje të rë ndë