Suedia këmbëngul se qasja e saj për Covid-19 ka funksionuar, shifrat sugjerojnë një histori tjetër

An employee wears a vest with a text reading "Keep distance. Stop Covid-19" as customers look at plants at the Slottstradgarden Ulriksdal garden centre situated in the Ulriksdal Palace park in Stockholm, Sweden, on April 21, 2020. (Photo by Janerik HENRIKSSON / TT News Agency / AFP) / Sweden OUT (Photo by JANERIK HENRIKSSON/TT News Agency/AFP via Getty Images)

Ndër vendet nordike, të cilat ndajnë atribute të ngjashme kulturore, gjeografike dhe sociologjike, kontrasti me Suedinë është i madh. Finlanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi shkollat dhe ndaloi mbledhjet e më shumë se 10 personave më 16 mars, kufizoi udhëtimin në dhe nga rajoni i saj Uusimaa më 28 mars si dhe mbylli restorantet, kafenetë dhe baret më 1 prill.
SUEDI– Suedia është bërë vendi që të gjithë i kushtuan vëmendje gjatë këtyre javëve të vështira me shpërthimin e virusit, pasi ndryshe nga shetetet e tjera në botë nuk mori kurrë masa drastike për luftën kundër kësaj pandemie globale.

Advertisements

Lider të shumë shteteve, ekspertë e shkencëtarë kanë folur shumë për situatën në Suedi, por pavarësisht se jeta atje vijoi normalisht sikurse edhe para shpërthimit të virusit, sërish Suedia ka numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19.

Njerëzit nëpër bare e restorante, parqet e mbushura plotë me njerëz të të gjitha grupmoshave dhe dyqane të hapura siç ka qenë edhe më parë, janë pamjet që kanë ngjallur shumë kuriozitet.Fëmijët e vegjël kanë nisur të shkojnë në shkollë, megjithëse universitetet për studentë po aplikohet mësimi në platformat online në distancë. Bizneset, duke nisur nga parukeritë e deri te restorantet kanë qenë të hapura.

Advertisements

Më 7 Prill, qeveria prezantoi një projekt-ligj që e lejon atë të veprojë shpejt dhe të marrë vendime për masa të përkohshme, kur është e nevojshme. Vizitat në shtëpi u ndaluan që nga 1 prill dhe Ministria e Shëndetësisë u kërkoi njerëzve që t’u përmbahen rregullave. Udhëtimemt u lejuan vetëm për persona që e kanë të nevojshëm dhe shumë të domosdoshëm udhëtimin jashtë vendit.“Mbani distancë dhe merrni përgjegjësinë personale.“- tha ministri i shëndetësisë.

People enjoy the warm spring weather as they sit by the water at Hornstull in Stockholm on April 21, 2020, during the new coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Jonathan NACKSTRAND / AFP) (Photo by JONATHAN NACKSTRAND/AFP via Getty Images)

Ndër vendet nordike, të cilat ndajnë atribute të ngjashme kulturore, gjeografike dhe sociologjike, kontrasti me Suedinë është i madh. Finlanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi shkollat dhe ndaloi mbledhjet e më shumë se 10 personave më 16 mars, kufizoi udhëtimin në dhe nga rajoni i saj Uusimaa më 28 mars si dhe mbylli restorantet, kafenetë dhe baret më 1 prill.

Nga ana tjetër Danimarka njoftoi mbyllje masive të vendit nga 11 marsi dhe ishte ndër të parat në Evropë që mbylli kufijtë, dyqanet, shkollat , restorantet dhe ndaloi tubimet e mëdha. Norvegjia filloi të prezantojë kufizimet e udhëtimit në mesin e muajit mars dhe që prej mbylljes së shkollave, ndaloi përdorimin e çdo zone pushimi, si parqet apo ambientet e tjera ku mblidhen shumë njerëz dhe anuloi ngjarjet dhe bizneset e mbyllura siç janë parukeritë.

Shkalla e vd ekjes në Suedi tani është rritur në mënyrë të konsiderueshme më e lartë se shumë vende të tjera në Evropë, duke arritur në më shumë se 21 për 100,000 njerëz, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në të kundërt, Danimarka ka regjistruar më shumë se shtatë vdekje për 100,000 njerëz, dhe Norvegjia dhe Finlanda më pak se katër. Suedia ka regjistruar 18.640 raste me koronavirus dhe 2,194 vdekje në mesin e popullatës së saj prej 10.3 milion njerëz.

Danimarka ka pasur 8,773 raste dhe 422 vdekje në një popullsi prej 5.8 milion, Norvegjia 7,449 raste të virusit dhe 202 vdekje në mesin e 5.4 milion banorëve të saj, dhe në Finlandë janë shënuar 4,576 raste dhe 190 vdekje në një popullsi prej 5.5 milion banorësh.
Danimarka dhe Norvegjia tani kanë filluar të lehtësojnë masat e izolimit, duke hapur shkollat për fëmijët, të cilët janë rikthyer në shkollë prej 10 ditësh. Sallonet e bukurisë dhe bizneset e tjera do të rihapen në Norvegji nga e hëna tjetër. Finlanda ka shtyrë kufizimet e saj për Covid-19 deri më 13 maj.

Qasja suedeze

Më 28 mars, një peticion i nënshkruar nga 2,000 studiues suedezë, përfshirë Carl-Henrik Heldin, kryetar i Fondacionit Nobel, bëri thirrje për qeverinë e vendit që “menjëherë të ndërmarrë hapa për t’u pajtuar me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).”

“Masat duhet të synojnë të kufizojnë rëndë kontaktin midis njerëzve në shoqëri dhe të rrisin shumë aftësinë për të testuar njerëzit për infeksionin Covid-19. Këto masa duhet të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur, siç ndodh aktualisht në vendet tona fqinje evropiane. Vendi ynë nuk duhet të jetë një përjashtim nga puna për të frenuar pandeminë.”- tha një grup shkencëtarësh.

Burimi: CNN

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pandemitë e ardhshme do të jenë më vd ekjeprurëse”/ Paralajmërimi i shkencëtarëve: Rreth 1,7 milion viruse janë tek gjitarët, duhet të ndryshojmë sjelljen me natyrën
Artikulli tjetërU investuan 80 mln euro, stadiumi ynë merr çmim ndërkombëtar