Shuhet papritur eksperti i njohur i ekonomisë, miqtë bëjnë postimet prekëse

Është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta eksperti i Ekonomisë Hekuran Vladi, i cili ishte një nga aktivistët më të dhënë në mbrojtje të parkut të Lurës.

Advertisements

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Vladi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, luf tën me të cilën e ka humbur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për një kohë Vladi ka mbajtur dhe postin e Kryeadministratorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ndërsa së fundi ishte dedikuar më shumë se kurrë shkrimeve në mbrojtje të parkut të Lurës.

Advertisements

Një shkrim prekës për të e ka pasur dhe ish-drejtori i policisë së shtetit Ahmet Prençi:

Paska pushuar së jetuari në këtë jetë Hekuran Vladi! Ky mik i mirë, i mençur, zemërmirë e fjalë xhevahir. Ai s’do jet më midis nesh!

Në këtë kohë të çmendur nuk dimë si ta përcjellim këtë mik të çmuar, birin e Lurës që ai e deshi si asgjë tjetër në këtè botë.

Do na mungojnë fjalët poetike, ironia e hollë e intelektit të tij, artikujt, intervistat e analizat brilante dhe profesionale.

Na ngelen vetëm lutjet tek Zoti që ta pranoj Hekuranin e ndjerë në Parajsë. I përjetshëm kujtimi i tij!

Postimi i Basir Çollakut:

Hekuran Vladi-Lura, Zoti e zgjodhi ta marre prane vetes, kur aq shume jete kishte tek ai.. Nje mik i rralle, nje jetetrazuar i pazakonte. Gjithnje shihte pertej turmes, njerezve, u gjet duke rendur ne nje fat te trishtuar.

Do jesh dhe ne ate jete mik, kokekrisur siç ishe, i qeshur, fjalegjetur, kunder te gjitheve, kunder vetes shpeshhere..

Ngushellime familjes, e shume e shume miqve..

Postimi i Erion Kristos:

Vetëm këtë lajm nuk doja ta merrja. Nuk do doja ta shkruaj këtë gjëmë në Ditën e Mirë të Pashkës. Miku im i dashur Hekuran Vladi na la. Unë mendoja se ai e kishte mposhtur sëmundjen. Por tinëzia e bëri të keqen. As kujdesi ekzemplar i bashkëshortes dhe vëllezërve nuk e shpëtuan dot. Ike vëlla, na le.

Bashkë me ty ikën shumë ëndrra. Iku dhe një njeri i lirë, një shpirt i lirë. Nuk patëm rast ta promovonim librin tënd kundër krimit shqiptar që ti me guxim intelektual e shkrove. Doje me pa tjetër dhe dy fjalë prej meje. Kisha kaq ditë që doja të të telefonoja, të çmalleshim. Peng do më ngelet.

Prej teje u bëra mik me Lurën, që ti doje ta lartësoje dhe ta ktheje në lavdinë e dikurshme. Lurën e shpyllëzuar e të braktisur. Nëse në kohën tonë ka partizanë, ishte ti një syresh. Prej teje u njoha me familjen tënde të mrekullueshme, me bashkëshorten tënde të rrallë, me vajzën tënde të pikuar, me vëllezërit e tu të shquar dhe motrat, e kunatin tënd të dashur.

Më bëre me miq, më bëre me dije, më bëre me lot. Ti sa po rriteshe, sa po merrje formën më të bukur, si atdhetar e si rebel ndaj politikës. Gjuhën e kishe të ashpër, ndonjëherë hakërreheshe me pezëm, po unë ta kisha zili fjalosjen. Ike shpejt vëlla, po ike si dragua, me kokën lart. Njeri i rreptë, sypatrembur, largpamës. Do na mungosh. Lura të do. Ne të duam. I paqtë qoftë rrugëtimi yt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE shtuna e gjyshërve! Edhe në Shkodër qindra të moshuar dolën deri në orën 11.00
Artikulli tjetërRama njofton tjetër lehtësim: Nesër do dalin në këmbë nënat me fëmijë deri në 10-vjeç