Shqipëria në shtetrrethim/ Nga sot në 13:00 deri të hënën në 05:00, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia

Nga sot, e shtunën në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, gjithçka do të jetë e mbyllur. Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia.
Tiranë- Nga ora 13:00 e ditës së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Ky njoftim u rikonfirmua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama. Gjatë fundjavës do të jenë në terren vetëm ushtria dhe Policia. Çdo aktivitet, përfshirë këtu edhe farmacitë dhe supermarketet do të jetë mbyllur. Nga e hëna hyn në fuqi rregulli tjetër, që çdo qytetar duhet të marrë autorizimm për të bërë pazar. Lejohet që të dalë nga banesa një prej familjarëve dhe vetëm një orë në ditë.

Advertisements

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja të marra nga qeveria për COVID-19. Rama u shpreh se për ata që janë në punë, po studjohet mënyra që ata të shkojnë në punë me makinat e tyre. Kreu i qeverisë u shpreh se për individët që jetojnë vetëm me qera do ketë ndihma nga shteti në formën e subvencioneve. Ai dha lajmin se në javën e ardhme do nisin shqyrtimet dhe shpërndarjet e pagave të luftës për 100 personat e parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Arre stohet në Tiranë 31-vjeçari në kërkim ndërkombëtar(Emri+Foto)
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Astrologia Meri tregon shenjat që “do goditen”: Do zgjasë për një periudhë te gjatë