Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë 17 persona në qytetin e Vlorës, të cilët u konstatuan duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Advertisements
Sakaq, mësohet se katër drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.
Ndërkohë Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!