“Sekreti që më shpëtoi nga koronavirusi”/ Kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar, rrëfehet babai: S’pata nevojë për respirator

Një baba që mundi të fitonte betejën me koronavirusin, teksa gjendej në kujdes intensiv ka rr ëfyer se si disa ushtrime frymëmarrjeje e ndihmuan t’ia dilte mbanë pa patur nevojë për një respirator.

Advertisements

69-vjeçari Rob Thomas, i cili tashme gëzon nofkën “mbreti i frymëmarrjes” iu nënshtrua mjekimit në Spitalin Royal Gloucestershire. Ai doli i shëruar nga spitali, të dielën e javës që lamë pas, ku një video e tij që përqafon gruan e përlotur, Viv është bërë virale në internet.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, burri rrëfeu se motra e tij, një infermiere, i kishte sugjeruar të punonte me frymëmarrjen, fill pasi ishte diagnostikuar si mbartës i virusit.

Advertisements

“Këto fjalë i fiksova mirë. Teksa gjendesha në kujdes intensiv nuk u ndala asnjëherë së ushtruari. Ulesha dhe për minuta të tëra merrja frymë shumë thellë. Mjekët mendojnë se modeli i frymëmarrjes më shpëtoi nga respiratori dhe sëmundja.”

Rob i përshkroi momentet e tij në kujdesin intensiv si “shumë të izoluara”. Në atë kohë, mjekët i thanë familjes së tij se ai kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMamaja me koronavirus zgjohet pas 10 ditësh në koma/ Mëson se është shtatzënë me binjakë
Artikulli tjetër“I plasi gj aku dhe qe lbi”, gruaja nga Vlora kërkon ndihmë për të shoqin e operuar: Jemi izoluar në hotel, 127 thotë s’kemi fasho dhe mjekojeni vetë