Edhe në në këtë periudhë izolimi bashkia e kryeqytetit dhe qeveria “nuk harron” të vijojë me prishjen e banesave në zonën e Astirit.
Advertisements
Punonjës të IKMT dhe polica kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në zonën e pallatit mr Shigjeta dhe kanë nxjerrë forcërisht banorët jashtë duke mos njoftuar më herët për këtë veprim.
Madje njëri prej banorëve të komuntietit rom tregon tmerrin kur fadroma u afrua në banesën e tij ndërsa brenda flinin ende fëmijët.
Advertisements
Kështu është shprehur ai për “Fax News”:
Erdhën sot në mëngjes na thanë se do prishnin vetëm pjesën e tregut dhe do shisni në vend tjetër. Ne ramë dakord por u futën pastaj nëpër shpia ndërsa fëmijët e mi ende flinin brenda! Na nxorrën jashtë banesave me forcë dhe nuk na njoftuan më parë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!