Rikard Ljarja prehet në vendlindje/ Amaneti i artistit, Shkodra e përcjell me duartrokitje

Amaneti u përmbush, Rikard Ljarja do të prehet përjetësisht në banesën e fundit, në Shkodër, në qytetin ku lindi dhe u rrit.

Advertisements

Në një ceremoni, të ngushtë familjare, për shkak të rregullave të diktuara nga Covid19, të afërm dhe pak miq i dhanë lamtumirën e fundit, ikonës se kinematografisë shqiptare.

Aktori, skenaristi e regjisori i dhjetëra produksioneve kinematografike dhe mjeshtri i skenës teatrale u shua në moshën 77 vjecare duke lënë pas një thesar artistik.

Advertisements

Arti dhe kultura shkodrane këto ditë është në zi, pasi ka pësuar 3 goditje të rënda me humbjen e Gëzim Krujës, Rikard Ljarjes ndërsa aktori Bruno Shllaku po kalon momente të vështira shëndetësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSHBA, protestuesja anti-karantinë thotë se nuk beson te shkenca por beson te Zoti
Artikulli tjetërMerret vendimi për Serie A, të gjithë klubet janë dakord: Do të rinisë