Këtë të Shtunë Aeroporti i Rinasit hap portat për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve për shkak të Koronavirusit. Fluturimet e para do të nisin sot nga Roma dhe Stambolli drejt Shqipërisë. Procesi do të vijojë sot dhe nesër dhe të gjithë personat që do të kthehen në atdhe do të karantinohen në hotelet e Durrësit për 14 ditë.
Advertisements
Në datën 19 Prill do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Më pas janë parashikuar fluturimet nga Bari, Frankfuri, Parisi dhe Londra. Shtetësit që duan të kthehen do bëjnë rezervimin e hotelit ku do karantinohen për 14 ditë, së bashku me pagesën, dhe më pas do bëjnë rezervimin e biletës. Procedura do bëhet përmes aksesimit të faqes së kompanisë “Air Albania”.
Shteti do të marrë përsipër gjysmën e shpenzimeve, pasi udhëtimi nga Roma drejt Tiranës dhe qëndrimi në hotel do i kushtojë një emigranti shqiptar 198 euro, ndërsa qeveria do të paguajë 196 euro. Kosto e biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse.
Advertisements
Hapat që do të ndiqni:
Të gjithë bashkëatdhetarët që kërkojnë të riatdhesohen, ju njoftojmë se duke filluar nga dita e enjte datë 16 Prill 2020, të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë udhëtimin e tyre të kthimit në atdhe duke ndjekur hapat e mëposhtëm:1. Në webfaqen e Air Albania do të gjeni seksionin Udhëzim për Riatdhesimet në të cilin do të gjeni linkun për rezervimin e hotelit ku do të kalohet karantinimi sipas protokollit të sigurisë të hartuar nga Qeveria Shqiptare.
2. Pasi të pranohen kushtet e karantinimit, vijohet me rezervimin e hotelit në link: https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmonia-hotels-group/
3. Pasi të kryhet pagesa e hotelit, ju do të merrni një faturë automatike të rezervimit të cilën duhet ta ruani deri në fund të udhëtimit.
4. Në një email të dytë nga sistemi I hotelit, ju do të pajiseni me një Kod Promocional unik, me anë të të cilit do të mund të kryeni rezervimin e biletës së avionit. Ritheksojmë se ky kod është I domosdoshëm për të finalizuar rezervimin e biletës.
5. Kod promocional unik mund të përdoret vetëm nga një person I rritur ose nga një fëmijë mbi 2 vjeç. I vetmi rast kur ky kod mund të përdoret nga dy persona është për fëmijët nën moshën 2 vjeç.
6. Pasi të realizohet me sukses rezervimi dhe pagesa e biletës, ju do të merrni me email biletën tuaj.
7. Përpara udhëtimit, në pikën e check in, është e nevojshme të firmosni formularin me kushtet e karantinimit, për të vazhduar më tej me udhëtimin tuaj të rikthimit në atdhe.
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Call Center në +355 4 22 46 000 ose me email në [email protected]
Gjithashtu për të gjithë ata shtetas të huaj apo Shqiptarë, të cilët plotësojnë kushtet aktuale për të udhëtuar drejt Italisë të pajisur me pasaportë të huaj apo leje pune/leje qëndrimi mund të kontaktojnë Call Center në +355 4 22 46 000 për të marrë informacionin e nevojshëm. / “Top Channel”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!