Riatdhesimi/ Mbërrijnë 98 persona nga Roma, pasdite pritet ardhja e 134 shqiptarëve nga Roma

Pasditen e sotme, priten edhe 132 shqiptarë të tjerë, për të ardhur nga Roma.
TIRANË– 98 persona kanë mbërritur mesditën e sotme nga Bari në Rinas. Ky është avioni i parë që ka mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që pasditen e sotme, priten edhe 132 shqiptarë të tjerë, për të ardhur nga Roma.

Advertisements

134 shqiptarë u riatdhesuan një ditë më parë, ndërsa para dy ditë më parë u riatdhesuan 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli, që më pas u dërguan në disa hotele në Durrës ku edhe duhet që të karantinohen për 14 ditë. 155 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu.

Ndërkohë do të shqyrtohen edhe destinacione të tjera nga ku do të vijnë kërkesa nga shqiptarët e mbetur jashtë.Si do të bëhet aplikimi:

Advertisements

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDita e dasmës kthehet në hidhërim, e reja: Atë gjë mos e provoftë as hasmi
Artikulli tjetër“Lereni karantinën dhe shijoni jetën”, Endri Prifti ja shtron në raki me shokët dhe sugjeron thyerjen e rregullave: Jepuni këmbëve pa frena…