Rama njofton tjetër lehtësim: Nesër do dalin në këmbë nënat me fëmijë deri në 10-vjeç

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë lehtësuese, ndërsa tha se nga nesër, çdo të diel, do të lejohen të dalin në këmbë, deri në orën 11:00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10-vjeç.

Advertisements

Me një shënim në facebook, ku poston edhe urdhrin, Rama shkruan se nënat nuk duhet të shoqërohen me shoqe dhe se fëmijët duhen mbajtur larg çdo kontakti me fëmijët e tjerë.

Ndërkohë po ashtu, kryeministri i dha leje edhe të moshuarve për të dalë çdo të shtunë, në orarin 08:11, por të shoqëruar jo më shumë se me vetëm një tjetër të moshuar.

Advertisements

Postimi i plotë:

Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç

kujdes! nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë

të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShuhet papritur eksperti i njohur i ekonomisë, miqtë bëjnë postimet prekëse
Artikulli tjetërUrdhëri i ri i Ramës/ Qytetarët “e marrin” me gallatë: Ha, ha, ha, je i madh, po na tall keqas…