Prezantuesja e njohur Suada Daci është larguar nga emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli”. Ajo ka treguar për “revistawho.com” arsyet e largimit.
Advertisements
Daci është shprehur se puna i ishte kthyer në “detyrë shtëpie” prandaj ka vendosur të largohet. “Kur një punë të kthehet në ‘detyrë shtëpie’, më mirë është të heqësh dorë prej saj. Dhe në të tilla raste është mirë t’u japësh kohë gjërave, por mbi të gjitha vetes.
Bashkë do të dëgjohemi çdo ditë në radion kombëtare “Club Fm” ku bashkë me Enkel Demin do të vazhdojmë në “Makinë me dy timonë”. Dua të falenderoj me zemër të gjithë të gjithë të ftuarit e mi, të cilët pranuan të ishin pjesë e programit edhe pse nën një logo të vogël. Respekt maksimal për dy kolegët e zemrës Alban Musa dhe zonjën Vjollca, ka qenë kënaqësi puna me dy qytetarë”, ka treguar moderatorja.Moderimin e “Rreze Dielli” krah zonjës Vjollca e ka marrë Katerina Trungu. Kujtojmë se para pak kohësh dhe moderatori Alban Musa u largua nga ky emision.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!