foto ilustruese
Fax News mëson fakte të reja për një person që është konfirmuar si pozitiv me koronavirus ku mësohet se ka në pronësi një dyqan mishi, ndërsa biznesi momentalisht është i mbyllur.
Advertisements
Ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me familjarët e tij apo ndonjë kontakt me qytetarët që kanë blerë produkte në biznesin e tij.
Ka nisur dezintektimi i ambjenteve të këtij të fundit si dhe banesës së tij. Pacienti ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është duke marrë mjekime në Spitalin Infktiv në Tiranë. Familjarët e tij janë vetëizoluar.
Advertisements
Në banesën e tij kanë mbërritur edhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik për të bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura por edhe dezinfektimin e banesës.
Gazetarja Entela Duka raporton se banesa ndodhet në katin e dytë të një godinë ndërsa biznesi është në katin e parë, teksa pohon se banorët nukkanëpasur informacione për këtë situatë por lajmi I ka trembur.
Biznesi dhe banesa e personit me Covid-19 ndodhet në Lagjen 11 Nëntori të qytetit të Elbasanit. Dyhsohet se rasti është ri rid he nuk janë gjetur ende dyshime të mirëfillta rreth kontakteve se ku e ka marrë infektimin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!