Prej 10 ditësh i sëmurë nga COVID-19, përmirësohet gjendja aktorit shqiptar: Mikrobi kinez të futet në trup si njësi speciale

Julian Gjaci prej disa vitesh jeton në Amerikë me familjen e tij ndërsa së fundmi po përballet me sfidën mbase më të vështirë të jetës, atë të mposhtjes së koronavirusit. I riu mirditor i talentuar prej disa ditësh ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Që prej se është trensferuar në SHBA, ai është angazhuar në fushën e aktrimit duke luajtur disa role në dramë dhe komedi.

Advertisements

I riu jeton në Nju Jork, por pavarësisht se po lufton me virusin, ai nuk harron të përcjëllë një mesazh për të rinjtë shqiptar që të mos e nenvlerësojnë koronavirusin dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve shëndetësore.Gjaci shkruan në rrjetet sociale se ka 10 ditë që është infektuar më koronavirus dhe pas 7 ditësh ka shkuar në spital, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Tashmë prej 3 ditësh në spital, Gjaci është përmirësuar dhe tregon se virusi nuk është ai nishani i vogël që pretedojnë disa qe e kanë kaluar në shkurt.

Advertisements

“Pershendetje familar e shok e miq qe sot e disa dit jeni shqetsu per shendetin Tim . Dita 10 I infektuar me Korona Virus

Jo nga kjo korona qe thon e kam kalu n shkurt kur ju pati dal nje nishan ne ball . Por kjo tjetra , ky mikrobi Kinez he kina nanen Krejt kines. Ky te futet ne trup si njesi speciale , per dy dit me ka paralizu, me ka errsu syt Edhe dy mushkrit mi ka shpall me pneumoni . Temperatura e lart konstant , dhimbja Krejt trupi koka , kolla , te dridhurat Edhe pse me 10 batanije . 7 dit kam nejt n shpi Se di kush tjeter do kish duru ket per 7 dit , diten e 8 jam dorzu me m shit per heku.

I dehidratum dhe me mushkrit n skaner si plak 100 vjec . Per fat esht programi I Covid 19 nga qeveria amerikane , qendra te ngritura nga ekspertet me te mir dhe ilacet me te mir . Sot esht dita tret , vetem 3 dit mu desh me u cu me u ba njeri e me sha Kinezt me rob , Po kjo esht histori tjeter Se do jau lej amanet dhe femijeve te mi . Se kam dit Se do ja dal , Po paska qen buk e djath , Hajde kinez Ku ti kesh.”- shkruan Gjaci.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRreth 1.8 miliard myslimanë përgatiten për Muajin e Shenjtë të Ramazanit
Artikulli tjetërMbi 180 mijë vi ktima në botë/ OBSH: Gjysma e vdekjeve nga Covid-19 kanë ndodhur në azile