Një infermiere italiane ka marrë një letër nga fqinjët, të cilët i shkruanin se ajo po ia sjell koronavirusin çdo ditë. Damiana Barsotti, 48 vjeç, infermiere e repartit të sëmundjeve infektive në spital San Luca në Itali punon infermiere prej gati 30 vitesh.
Advertisements
“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”, shkruhej në letër.
“Kur e lexova letrën, ishte si th ikë pas shpine, u ndjeva e tradhëtuar, e lënduar, por nuk u zemërova. Më pas mendova se ishte detyra ime të bëja diçka dhe thirra karabinierët”, u shpreh infermierja.
Advertisements
“Nuk prisja ndonjë faleminderit, por ajo letër më lë ndoi. Këto janë momente të vështira, ndonjëherë qaj kur shkoj në punë ose kur mbaroj turnin. Nuk më ka ndodhur kurrë të jem në mes të një pandemie vdekjeprurëse. I kam në mendje sytë e atyre pacientëve të shtrirë, me oksigjen dhe që më pyesin ‘A do t’ja dal?’ Por ne nuk e dimë, i japim shpresë pa e ditur çfarë do ndodhë. Kjo nuk është një sëmundje si të tjerat që i jep pacientit një ilaç dhe pret të përmirësohet”, tha Barsotti.Kryetari i Lucca, Alessandro Tambellini, shprehu solidaritetin dhe mirënjohjen ndaj infermieres duke thënë se ajo meriton një “Faleminderit”.\\
Burimi: Repubblica.it
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!