Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan se që nga java e tretë e prillit do të ketë një rënie graduale të numrit rasteve me COVID-19. Ai u shpreh më tej nga fundi i qershorit mund të përfundojë epidemia në vendin tonë.
Advertisements
“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prapë. Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë. Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë. Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, është shprehur Pëllumb Pipero.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë. Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!