Pasojat e masave të rrepta për Covid-19, Spanja humb gati 900.000 vende pune

Spanja ka humbur gati 900,000 vende pune që kur u vendosën masat e rrepta kundër koronavirusit, një tjetër shenjë e qartë kjo e pasojave ekonomike që do të jetë sëmundja mbi vendin e dytë më të prekur të Europës.

Advertisements

Shifrat e marsit përbëjnë praktikisht rritjen më të madhe mujore të papunësisë të regjistruar ndonjëherë në vend. Spanja edhe përpara këtij ngërçi shënonte një prej niveleve më të larta të papunësisë në eurozonë. Në vend, që prej mesit të marsit është mbyllur çdo gjë përveç bizneseve të domosdoshme.

E gjithë kjo në kohën kur numri i vdekjeve në vend kapërceu në mbi 10 mijë. 950 prej tyre, u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit, një tjetër rekord ditor ky. Rastet e konfirmuara shkojnë në më shumë se 102 mijë. Bilancin më të madh të jetëve të humbura vazhdon ta ketë Italia me 13,155. Ajo ishte vendi i parë perëndimor që vendosi karantintinën, dhe Roma zyrtare e ka paralajmëruar rr ezikun e një “recesioni të rëndë”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe destinacion Barcelonën, trageti “i ngecur” në ujërat greke numëron 122 të infektuar me Covid-19
Artikulli tjetërPesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet