Oni Hysenbelliu në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”, tregoi si po e kalon karantinën në shtëpinë e tij. Oni tregoi se fillimisht nuk e pati problem të qëndronte i vetëizoluar pasi kalon shumë kohë në shtëpi.
Advertisements
Ai u shpreh se po shijon gatimet e mamasë së tij, të cilat i pëlqejnë shumë edhe pse është rritur me shërbëtore dhe kuzhinierë.
“Mamaja ime gatuan shumë mirë. Edhe pse jemi rritur gjithmonë me shërbëtore, kuzhinier dhe me të gjitha, unë kur jetoja me prindërit, i thoja gjithmonë, dua ti të më gatuash. Këto ditë jam kënaqur nga ushqimet e ndryshme që ajo bën, nga gjellët”, tha Hysenbelliu.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!