“Nuk e mora në punë…” mjeku i Dispancerisë në Tiranë tregon si u infektua: Në familje, tashmë jemi karantinuar të gjithë

Në një prononcim me anë të telefonit për Abc News, mjeku mësohet të jetë shprehur krejtësisht i bindur se nuk e ka marrë në punë, por në familje.
TIRANË– Mjeku i Dispancerisë së Përgjithshme në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është shprehur se nuk e ka marrë infeksionin në punë. Në një prononcim me anë të telefonit për Abc News, mjeku mësohet të jetë shprehur krejtësisht i bindur se nuk e ka marrë në punë, por në familje.

Advertisements

Në këtë përfundim, mjeku pneumolog ka dalë pas faktit se virusi u konstatua edhe tek familjet e dy vëllezërve të tij.

“Mund ta kem marrë nga të afërmit e mi. nuk e mora në punë. dy ditë më parë kam qenë në punë dhe jam konstatuar pozitiv vetëm ditën e sotme pas disa simptomave,”– tha mjeku.Ai shton se pas daljes pozitiv të tamponëve, bashkë me familjarët janë karantinuar, ndërsa thekson se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke patur vetëm disa simptoma të lehta.

Advertisements

Deri më tani janë infektuar 62 mjekë dhe infemierë, ku 47 janë shëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Gjatë lu ftës ecnim bashkë…”, mjeku që e operoi i dedikon fjalë të nd jera Thaçit, ç’i tha Presidenti para se të futej në sallë: Jam Hashimi, si çdo pacient tjetër
Artikulli tjetërRëndohet gjendja në Greqi/ Pacienti shkoi në klinikë për të kryer dializën, infektoi 37 të tjerë mes tyre edhe 17 anëtarë të stafit mjekësor