Edvin Murati prej vitesh jeton në Francë aty ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij edhe si futbollist. Tashmë që futbolli është ndalur, me Francën që ka vendosur anulimin e këtij sezoni me urdhër të qeverisë, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare i cili spikati në Ligue 1 me fanellat e PSG dhe Lille, ka zgjedhur një mënyrë vërtetë unike për t’i ardhur në ndihmë popullit francez gjatë kësaj periudhe të vështira.
Advertisements
Franca është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 me më shumë se 23500 të vdekur.
Meqënse për futboll tashmë në Francë nuk mund të flitet më, Murati ka vendosur të kalojë te gatimi, pasi bashkë me disa miq të tij, është të gatuajë për mjekët dhe infermierët Francë të cilët po luftojnë në vijën e parë koronavirusin dhe janë personat më të rrezikuar për t’u prekur nga Covid-19. Një gjest shumë pozitiv ky i 44-vjeçarit shqiptar i duartrokitur në Francë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!