Nga e hëna rifillojnë punën taksitë/ Ja masat për shoferët dhe pasagjerët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar masat që duhet të marrin shoferët e taksive që fillojnë punën nga e hëna dhe për pasagjerët që do të marrin.

Advertisements

Sipas masave lejohet lëvizja vetëm me një klient/ pasagjer i ulur diagonal mbrapa por përjashtohen rastet e familjeve, të miturve apo personave me aftësi të kufizuara.

Po ashtu pasi të bëhet pagesa, shoferi dhe pasagjeri duhet që të dezinfektojnë duart, timonin, dorezat e dyerve, sediljet, rripat e sigurimit, dritaret etj.

Advertisements

NJOFTIMI NGA DSHPTR

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!

Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.

Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

DENONCO mosrespektimin e masave të sigurisë: www.dpshtrr.gov.al

Mbro veten dhe të tjerët!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga 250 mbeten vetëm 35/ A janë gati të zhduken delfinët rozë ?
Artikulli tjetërSi më ofroi Madonna 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë, ish-basketbollisti Dennis Rodman tregon problemet te Chicago dhe miqësia me Kim Jong-un