Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 27 prilli do të hapet edhe shërbimi i taksive.
Advertisements
“Do të kemi protokoll specifik për të gjithë. Protokolli do të zbatohet pikë për pikë. Në këtë situatë, shkelja ka pasojë të rëndë. Prandaj duhet shumë angazhim dhe durim për të mos nxituar, një përpjekje për t’ja hedhur është në fakt një aksion që mund të rezultojë në larg qoftë në vdekje, pa llogaritur vuajtjet e padrejta sipasojë e të keqes që hapet me shpejtësi. Në faqe do të publikohet sot, maksimumi nesër, aktivitetet që do të hapen prej datës 27 prill. Sepse të gjithë duhet të njihen me protokollet dhe të marrin masat që të jenë konform ligjit. Lista e aktiviteteve do të publikohet në e-albania, dhe çdo aktivitet ka kodin. Me këtë bllok të dytë kthejmë në punë 27 mijë punonjë të regjistruar. Tregti me pakicë e veshjeve, e tekstileve, e këpucëve, aktivitete të tjera KKT, pajisje ndriçimi, luleve, tregtia e orëve, aktivitete muzikore, dysheme, veshje muri, lodra për fëmijë, pajisje sportive. Kjo është lista dhe bashkëngjitur me të ka një prokoll të veçantë të masave. Protokolli duhet lexuar dhe marrë. Në momentin e hapjes duhet të zbatohet. Javën e ardhshme do të hapen taksitë, me një protokoll të veçantë. Është pjesë e listës për javën e ardhshme, me vetëm një person brenda dhe shoferin. Dua të theksoj që taksitë ose një pjesë e bizneseve përmbajnë specifikisht një numër jo të vogël punonjësish. Që përfitojnë tri paga lufte, ose të bonusit. Pavarësisht hapjes, çfarë është dhënë nuk do të merret.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements