Mjeku epidemiolog: Ja kur mund të marrë fund izolimi në vend

Mjeku epidemiolog Alban Ylli u shpreh se shifrat e ulëta të koronavirusit në vendin tonë janë falë masave të marra në kohë.

Advertisements

Po ashtu epidemiologu sugjeroi se një hapje e mundshme e shoqërisë të praktikohej pas të paktën dy javëve me ulje të qëndrueshme dhe pas disa ditësh me zero raste në ditë.

Megjithatë duke marrë parasysh natyrën e virusit, Ylli theksoi se asnjëherë nuk mund të bëjmë parashikime të qarta.

Advertisements

“Do ishim shumë me fat që të shihnim që në këtë periudhë të vitit të shihnim rastet të shkonin 8, 6, 5 e me radhë, edhe të bëheshin zero. Por nuk duhet përjashtuar edhe ky rast. Ne parashikonim që prilli të kishte një qarkullim intensiv. Kurba është një kurbë e sheshtë. Ne jemi të lumtur për këtë.

Nuk kemi lejuar si shoqëri që të kemi raste më shumë sesa 30, më shumë sesa 50. Mbi 20 apo 30 raste në ditë nuk përbëjnë kë rcënim për sistemin shëndetësor. Shpresojmë që në maj të fillojë edhe ajo rënia e plotë.

Por, vini re, edhe në Korenë e Jugut vazhdojmë të kemi raste çdo ditë. Që njerëzit të mbeten të shqetësuar është një e keqe, por e mira është që njerëzit të mos krijojnë iluzione. Le ta shfrytëzojmë këtë situatë, më këto raste që shfaqen, edhe si një sinjal që na mban zgjuar vigjilencën dhe kujdesin.

Por, një e keqe më reale sesa shqetësim duhet të jetë çështja e kohës së hapjes së plotë. Ne kemi këshilluar që duhet dy javë të qëndrueshme të rasteve të reja, dhe mundësisht ditë të tëra me raste 0 që ne të flasim për hapje totale.

Duhet ta quajmë veten histori suksesi në këtë mes. Dhe duhet të përpiqemi të shmangim faktorët e jashtëm, apo situatat që na kanë ndihmuar, që janë jashtë kontrollit. Duhet t’i japim Cezarit atë që meriton. Arsyeja kryesore se ne kemi këtë situatë shumë të mirë shëndetësore është e lidhur me masat drastike të marra në kohën e duhur”, u shpreh mjeku ne emisionin Provokacija.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSul mohet me molotov televizionit SKAI në Greqi, detajet e para
Artikulli tjetërZbulimi i rëndësishëm: Rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin shpejt, por ja sa mund të zgjasë pandemia