Mjekët afrikanë mendojnë se rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin

Ndërsa koronavirus është shpërndarë tashmë në të gjithë botën, edhe në Kenia, ku jeton një komunitet prej 15 familjesh shqiptare, janë marrë masa kufizuese për lëvizjen e lirë.

Advertisements

Në një lidhje nga Nairobi, Shpëtim Redo, tregon se ai është në kontakt me këto familje dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është prekur nga virusi.

Ndërsa foli edhe për masat ekonomike, Redo tha:

Advertisements

“Si çdo ekonomi botërore do ta ndiejë edhe ekonomia e Kenias. Bizneset ku ata bazohen janë kafeja, çaji turizimi dhe lulet e freksëta. Për lulet e freskëta të gjitha fermat janë mbyllur, edhe përsa i përket turizmit, të gjitha lozhat janë të mbyllura. Qeveria keniane ka marra masa. Të gjithë shtresën që kanë të ardhura të ulëta, më pak se 200 euro, i kanë liruar nga të gjitha taksat. E njëjta gjë edhe për bizneset e vogla. Është shtyrë edhe pagesa e kredive”, tha Redo.

Por shqiptari nga Kenia, ndau dhe lajmin e mirë. Sipas tij, mjekët në Kenia, duke patur edhe pëvojën e SARS, mendojnë se rrezet e diellit do të ndihmojnë në luftimin e virusit.

“Mjekët afrikanë, thonë që rrezet e diellit, rrezet ultraviolet e shkatërrojnë këtë virus”, u shpreh Shpëtim Redo, duke theksuar se shpreson shumë që kjo të ndodhë. /Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Rama: Strategjia po jep …
Artikulli tjetërNuk vuante nga asgjë, 48-vjeçarja humb jetën 1 javë pasi u prek nga koronavirusi. Lë pas dy vogëlushë. Motra deklaratë rrëqethëse