Mjekë për Gjermaninë, si i humbi Shqipëria 3 miliardë euro

Duke punësuar një mjek të diplomuar në Shqipëri, shteti gjerman kursen 390 mijë euro investime që mund t’i përdorë diku tjetër.
TIRANË– Kur një mjek shqiptar i sapodiplomuar largohet drejt Gjermanisë, ai merr me vete një vlerë investimi rreth 100 mijë euro nga Shqipëria, kontribues të së cilës janë familja, shteti dhe shoqëria shqiptare. Sipas ekspertëve, i njëjti investim në Gjermani kushton 390 000 Euro.

Advertisements

Duke punësuar një mjek të diplomuar në Shqipëri, shteti gjerman kursen 390 mijë euro investime që mund t’i përdorë diku tjetër.

E thënë ndryshe 110 milion eurot që Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë si ndihmë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria i ka parapapaguar vetëm me transferimin e 280 mjekëve që kanë emigruar në vende e BE-së.Ose, për rreth 3 000 mjekët dhe 5 000 infermierët që janë larguar vitet e fundit, Shqipëria ka kontribuar në sistemin shëndetësor të BE me më shumë se 3 miliardë euro.

Advertisements

Të dhëna tronditëse si këto dhe të tjera mund t’i ndiqni në specialen e mëposhtme, përgatitur nga gazetarja Luljeta Progni:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTrupi i 15 vjeçares së vr arë gjendet në pusin e be tonuar të xhaxhait
Artikulli tjetërMbërrin në Rinas avioni me 110 shqiptarë, riatdhesohen të ardhurit nga Roma, 80 persona nisen drejt Italisë