Sabri Fejzullahu ka shprehur mallin e tij për bashkëshorten, që ndodhet në Amerikë, në këto ditë të vështira për të gjithë botën.
KOSOVË– Në një lidhje direkte me Bieta Sulon në “Ftesë në 5”, ka qenë këngëtari me origjinë nga Kosova, Sabri Fejzullahu. Ndër të tjera ai ka treguar se sa po e vuan këtë periudha larg të shoqes, e cila rastisi në Amerikë tek e bija, dhe nuk kthehet dot për momentin.
Advertisements
Këngëtari rrëfeu se i mungon jashtëzakonisht shumë, dhe po e përjeton keq periudhën larg saj, duke shprehur se kanë një marrëdhënie të mrekullueshme së bashku. Ndër të tjera ai ka treguar që ata komunikojnë shpesh, madje bashkëshortja i ka dërguar dhe një foto, ku Sabri Fejzullahu s’i ka kursyer komplimentet për të.
“U mbyll kufiri, u mbyll çdo gjë dhe mbeti atje. Nuk e kam të lehtë se mi din dhimbjet, mi din hallet, ma din shpirtin…Nuk e kam besuar, e kam ditur gjithmonë, por që aq shumë më merr malli për të dhe më mundon shumë. Por ç’ti bëjmë, kryesorja është të jetë mirë me shëndet, të jenë mirë fëmijët, nusja….Ajo jep dashuri përmes veprimeve të saj, unë përmes fjalëve. Unë kurrë në jetë nuk i kam thënë diçka të keqe, askujt e leje mo asaj që e kam idhull. Më mungon çdo gjë…sot më dërgoi një fotografi dhe i thash ‘o ta hëngsha zemrën, ti je nuri bukurisë’”,- është shprehur Sabri Fejzullahu.
Advertisements
Gjithashtu Sabri Fejzullahu ka rrëfyer se shpesh është përlotur, teksa gjendet larg gjysmës së tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!