“Më duket sikur kam lindur për së dyti”/ Flet 66-vjeçari që fitoi betejën me Covid-19: Isha në gjendje shumë të rënduar

Tiranë-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e një prej pacientëve që ka lënë sot spitalin Infektiv të Tiranës,pasi është shëruar. Pacienti 66-vjeçar, Kastrioti shprehet në video se ka ‘lindur për së dyti’, pasi në spital kishte shkuar në gjendje të rë ndë.

Advertisements

“Më duket sikur ka lindur për së dyti. Kam ardhur në gjendje shumë të rënduar këtu. Falë doktoreshë Najadës, unë sot do të kthehem në shtëpinë time dhe tek fëmijët e mi. Faleminderit shumë edhe stafit të efektivit këtu”, shprehet pacienti i shëruar.

Ndërsa, ministrja shprehet: “Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv! Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infa rkti të miokardit❗️ Sot Kastrioti është i shëruar🙏🏼 #FORCA ekipi i Infektivit #JEMIMEJU”.

Advertisements

https://www.facebook.com/watch/?v=578399472774291

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Vi ktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar. Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCOVID-19/ Rama jep lajmin e mirë: Do të ndalohen pagesat e qirave për biznesin e vogël
Artikulli tjetërMe destinacion Barcelonën, trageti “i ngecur” në ujërat greke numëron 122 të infektuar me Covid-19