Irani ka raportuar 88 vd ekje të reja nga koronavirusi i ri, COVID-19, duke e çuar në 5.297 numrin e përgjithshëm të vi ktimave në vend.
Advertisements
Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.297 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 84.802.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 60.965 persona, ndërkohë që 3.357 pacientë janë në gjendje kritike. Ai shtoi se deri më tani, në Iran janë kryer 365.723 teste për koronavirusin.
Advertisements
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt./AA
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!