“Lereni karantinën dhe shijoni jetën”, Endri Prifti ja shtron në raki me shokët dhe sugjeron thyerjen e rregullave: Jepuni këmbëve pa frena…

Endri Prifti ka sugjeruar ndjekësit me anë të një postimi të thyejnë karantinën dhe të ngjiten në mal për të shijuar jetën.
TIRANË– Këngëtari, Endri Prifti ka treguar edhe më parë se nuk e respekton karantinën e vendosur si një rregull bazë nga qeveria, në këto ditë të vështira mes pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

I mbledhur me një grup shokësh, Endri Prifti ka eksploruar natyrën, duke ngjitur zona malore, ndërsa nuk ka nguruar të ndajë një video ku shfaqet duke pirë raki e duke ngrënë bashkë me shokët.

Advertisements

Këngëtari ndryshe nga çfarë bëjnë shumica e personazheve të shoëbiz-it shqiptar, i ka kërkuar ndjekësve të tij të lenë karantinën dhe të dalin të shijojnë jetën.“Po ju them që janë ditët më të bukura të jetës… Edhe më besoni mua tani. Karantinën mos e thyeni. Dëgjo jepuni këmbëve, pa frena domethënë edhe ngjituni dhe shijoni jetën, lereni karantinën. Të keni shëndet, gëzuar dhe Pashkët. Kështu me qepkë, me djathkë me ulliçka…”- është shprehur Endri Prifti në një video në të postuar në rrjete sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRiatdhesimi/ Mbërrijnë 98 persona nga Roma, pasdite pritet ardhja e 134 shqiptarëve nga Roma
Artikulli tjetër“Nga 27 prilli hapen taksitë”, Rama jep lajmin e mirë: Do mbani edhe pagat e luftës, çfarë është dhënë nuk do të merret…por ja çfarë duhet të keni kujdes