Sipas tij bllokimi i udhëtimeve të miratuara nga Presidenti i SHBA Donald Trump, ishte një vendim i marrë me vonesë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
SHBA– Situata e koronavirusit në SHBA sa vjen e përkeqësohet, por guvernatorët e të gjitha shteteve po bëjnë të pamundurën që vendi të dalë nga kjo krizë.
Advertisements
Ndërkohë që shifrat janë tronditëse për çdo ditë në Neë York, Guvernatori Andrew Cuomo ka thënë ditën e djeshme se hulumtimet kanë treguar se llojet e koronavirusit kanë hyrë në në shtetin e tij nga Evropa dhe jo nga Kina. Por sipas tij bllokimi i udhëtimeve të miratuara nga Presidenti i SHBA Donald Trump, ishte një vendim i marrë me vonesë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Ndër të tjera Cuomo përmendi hulumtime nga Universiteti Verilindor duke vlerësuar se më shumë se 10,000 qytetarë të New York-ut mund ta kenë kaluar sëmundjen në kohën kur shteti regjistroi rastin e parë të konfirmuar në 1 mars. Sipas tij Italia është burimi i mundshëm i përhapjes së virusit edhe në SHBA.
Advertisements
“Ne mbyllëm derën e përparme me ndalimin e udhëtimeve me Kinën, e drejtë kjo. Por ne e lamë derën e pasme të hapur sepse virusi kishte dalë nga Kina në kohën kur ne bëmë ndalimin e udhëtimeve me Kinën.”– ka thënë Guvernatori i New York-ut.Megjithatë deklarata e Cuomos ka shkaktuar shumë debat të nxehtë dhe të mbushur me politikë se kur dhe si virusi hyri për herë të parë në SHBA.
Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.
Burimi: Nytimes
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!