Për katër ditë me rradhë në Malin e Zi nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19, duke ngjallur sado pak shpresë se vendi po ja del në lu ftën e ashpër me Covid-19.
Advertisements
MALI I ZI–Një lajm i mirë vjen sërish nga Mali i Zi, ku sot sipas e autoriteteve vendase është raportuar se nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me Covid-19.
Sipas Istituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve janë analizuar 122 mostra nga të cilat nuk ka raste të reja të infektuara me koronavirus.
Advertisements
Kjo është dita e katërt që në Malin e Zi nuk ka të infektuar nga virusi, pasi prej 27 prillit ishte dita e parë që vendi pa një ‘dritë jeshile’ me zero raste të reja.
Për këtë përmirësim të situatës së koronavirusit në të gjithë territorin e Malit të Zi, Qeveria ka marrë vendimin që do të rihapë gjithçka prej 18 majit.Kujtojmë se që në fillim të shpërthimit të virusit, Mali i Zi ka shënuar të paktën 7 vi ktima, ndërsa numri i të shëruarëve nga virusi është më i lartë se numri i pacientëve që janë ende në spital. Mësohet se janë 199 të shëruar në total dhe në fazën e shërimit janë të paktën 115 persona të tjerë.
Me vendosjen e masave të para parandaluese në Mal të Zi, që u futen në fuqi më 10 mars vendit do t’i duhet të respektojë izolimin deri në datë 18 maj kur këto masa dr astike të ‘skadojnë’
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!