Lajm i shumëpritur/ Ilaçi kundra HIV trajton me sukses koronavirusin, testimi kalon në fazën e dytë

Një ilaç eksperimental kundra HIV-it që është përdorur për të trajtuar me sukses pacientët COVID-19 është në fazën e dytë të testimit sëbashku me Administratën e Ushqimit dhe Barnave, thotë prodhuesi i tij.

Advertisements

Leronlimab, i bërë nga ndërmarrja bioteknike CytoDyn, u përdor për të trajtuar disa pacientë të sëmurë rëndë në spitalet e New York, ku një çift ishin në gjendje tu hiqeshin ventilatorët.

“Sipas një studim në Kinë që tregon nivelin e vdekshmërisë në mesin e pacientëve me COVID-19 që kërkojnë ventilator mekanik në më shumë se 85% të rasteve, botës i duhet dëshpërimisht një terapi që mund ta ndihmojë këtë popullatë pacientësh,” tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i CytoDyn, Nader Pourhassan, raporton nypost.

Advertisements

Studimet fillestare sugjerojnë që leronlimab mund të zvogëlojë reagimin imunitar tepër aktiv, i njohur si një stuhi citokine, që mund të shkaktohet nga infeksioni i koronavirusit.

Stuhitë e citokinës mund të rezultojnë në pneumoni dhe madje edhe vdekje.

“Kam qarë për rreth pesë minuta. Ishte shumë, shumë emocionuese, “tha Pourhasani për KIRO 7 News të Seattle pasi mësoi për herë të parë për rezultatet. “Ne shpresojmë se mund të shpëtojmë miliona jetë.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItalia miraton tamponët e shpejtë, hapja vetëm pas Pashkëve
Artikulli tjetërInfermierja shqiptare shtatzënë, një javë para lindjes vazhdon luftën në spital me COVID-19