Shërohen 3 pacientë në Lezhë, mes tyre edhe një infermiere.
Lezhë- 3 persona në Lezhë kanë fituar betejën me COVID-19, mes tyre janë një infermiere dhe një punonjëse e shërbimit mjedisor. Po kështu, në 24 orët e fundit nuk ka rezultuar asnjë person tjetër i infektuar në këtë qytet.
Advertisements
Reagimi i spitalit Lezhë:
Lajm i mirë Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë. Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara. Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social. Me përgjegjësi dhe solidaritet së bashku drejt fitores!Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!