Kujdes! Zgjidh nje letër dhe zbulo fatin tënd

Letra që do të zgjidhni, ju jep një mesazh të rëndësishëm frymëzimi për jetën tuaj.

Advertisements

Letra e parë

Kjo letër ju thotë të lëvizni më shpesh. Ndonjëherë nuk dëshironi të ushtroheni sepse jeni të lodhur, të mërzitur ose po merreni me gjëra të tjera. Por ushtrimet nxisin frymëmarrjen e thellë, duke ndihmuar trupin të ndihet i gjallë dhe i përgjegjshëm.

Advertisements

Frymëmarrja e thellë gjithashtu mund t’ju sjellë ide dhe përgjigje të reja në pyetjet tuaja. Në rastet kur jeni shumë të mbingarkuar, edhe një aktivitet i vogël fizik mund t’ju bëjë të ndjeheni shumë më mirë. Merrni pak kohë për gjimnastikë dhe pas kësaj do të keni më shumë energji. Në fund të ditës, do të flini më mirë, gjë që përmirëson pamjen dhe gjendjen shpirtërore.

Plus, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të menaxhuar stresin. Pas stërvitjes, do të harroni shqetësimet tuaja ose do të gjeni një mënyrë për t’i menaxhuar ato.

Letra e dytë

Trupi juaj është në tension sepse njerëzit përreth jush janë shumë nervozë, gjë që ju bën të mendoni se keni qenë të stresuar. Stresi ka pasur efekte negative tek ju, ju bën të ndiheni të zemëruar ose të trishtuar, mbase vuani edhe nga pagjumësia.

Ka ardhur koha për të zgjidhur këtë situatë. Stresi mund t’i bëjë gjërat më keq, kështu që është e rëndësishme ta lini atë të shkojë. Merrni frymë thellë dhe mendoni se çfarë ju bën të ndjeheni të stresuar. Zgjatni krahët dhe këmbët, në mënyrë që trupi juaj të clirojë stresin. Tani mendoni për diçka që ju bën të lumtur.

Ju mund të bisedoni me një mik, kafshën tuaj ose engjëjt tuaj. Nuk keni pse të ndiheni të stresuar, të zemëruar ose të trishtuar sepse keni fuqinë të zgjidhni mendimet dhe emocionet tuaja.

Zgjidhni të ndiheni të lumtur tani.

Letra e tretë

Për tu ndier mirë, trupit i duhet ujë. Por sugjerohen edhe ushqime që e përmbajnë atë, siç janë pemët dhe perimet e freskëta. Kjo letër ju kërkon të pini më shumë ujë, që është karburanti i energjisë.

Nëse trupi nuk ka ujë të mjaftueshëm, ju mund të ndiheni të lodhur dhe të paaftë të mendoni qartë. Kështu që mbani gjithmonë me vete një shishe me ujë dhe pini shpesh. Duke pirë dhe ngrënë fruta e perime do të keni shumë më tepër energji. Shmangni ushqimet e ëmbla. Edhe nëse ju shijojnë, kini kujdes se çfarë ndjen trupi juaj kur hani sheqer.

Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë aromë është të hani fruta të pjekura. Nëse i bëni këto, lëkura dhe trupi juaj do pësojnë ndryshim aq të madh sa të tjerët do ju pyesin për sekretin tuaj.

/Ora News.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk është hata, është sëmundje”/ Mjeku Dasho: Pas dy vjetësh do qeshim me frikën tonë
Artikulli tjetërUnë do dal nesër!