Kryeministri Conte i qartë me dekretin e tij: Deri më 3 maj askush në stërvitje

Është e shkruar qartë në dekretin e ri të firmosur nga Presidenti i Këshillit të Ministrave, Giuseppe Conte, gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të premteje.
ITALI– Në Itali është ende herët që të rinisin aktivitetet sportive madje dhe stërvitjet. Asnjë skuadër nuk do të lejohet të zbresë në fushë më 13 maj, sikurse ishin parashikimet fillestare.

Advertisements

Është e shkruar qartë në dekretin e ri të firmosur nga Presidenti i Këshillit të Ministrave, Giuseppe Conte, gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të premteje.

Në tekstin e dekretit lexohet se deri më 3 maj: Ndalohen të gjiha eventet dhe garat sportive të çdo lloji dhe disipline në vendet private apo publike. Pezullohen gjithashtu seancat stërvitore të sportistëve, profesionistë dhe joprofesionistë, në brendësi të impinateve sportive të çdo lloji.

Advertisements

Është e qartë që Seria A nuk mund të rinisë në fillimit të majit. Në skenarin më të mirë, pra, nëse pas datës 3 maj do të lejohen aktivitetet sportive, skuadrave të Serisë A do t’u duhen disa javë kohë për të rifituar formën fizike për ndeshjet zyrtare.

Kjo do të thotë se kampionati mund të nisë në fund të majit ose në fillim të qershorit, sigurisht nëse situata e COVID-19 do të normalizohet deri atëherë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Kujdes në luftën për pushtet, do krijoni lidhje të fsheha’/ Meri Shehu bën parashikimin ‘rozë’ për shenjat e zodiakut
Artikulli tjetërBritania konfirmon 980 vik tima të tjera nga COVID-19