Kryebashkiaku i qytetit japonez vendos rregullin e ri: Gjatë krizës së Covid-19 vetëm burrat duhet të bëjnë pazar

In this Feb. 21, 2020 photo, a worker pushes a cart inside an Amazon Go Grocery store set to open soon in Seattle's Capitol Hill neighborhood. Following the opening of several smaller convenience-type stores using an app and cashier-less technology to tally shoppers' selections, the store will be the first Amazon Go full-sized cashier-less grocery store. (AP Photo/Ted S. Warren)

Kryebashkiaku i Osakas në Japoni ka bërë thirrje të veçantë për njerëzit, ku sipas tij është shumë e rëndësishme që pazarin ta bëjnë meshkujt pasi femrat shpenzojnë shumë kohë në supermarket.

Advertisements

JAPONI– Koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe Qeveritë e vendeve që janë prekur prej virusi kanë ndërmarrë masa të ashpra, që vetëm një person prej familjes mundet të shkojë në supermarket për të bërë pazarin.

Ndërkohë një rregull i ri është parë sëfundmi në një qytetet japonez, ku kryebashkiaku ka bërë thirrje që të dalin për të bërë pazarin, vetëm burrat.

Advertisements

Bëhet fjalë për Kryetarin e Bashkisë së Osakas në Japoni, i cili ka bërë thirrje të veçantë për njerëzit ku sipas tij është shumë e rëndësishme që pazarin ta bëjnë meshkujt pasi femrat shpenzojnë shumë kohë në supermarket.

“Kur shkon një grua do të të marrë kohë. Nëse do të ishe ti (një mashkull), ti do kishe një listë të produkteve dhe thjeshtë do të t’i merrje të gjitha e shumë shpejtë do të ktheheshe në shtëpi. Gjithashtu është më mirë për meshkujt të bëjnë pazar ndërkohë që shmangin kontaktin.”- tha Ichiro Matsui.

Ndër të tjera ai tha se çiftet e martuara nuk duhet të bëjnë pazar së bashku, reagim i cili shkaktoi shumë debat nga qytetarët në rrjetet sociale.“Japonia është një vend ku këto fjalë vijnë me qetësi nga goja e një kryeashkiaku. Për të ardhur keq.”- tha një qytetar.

Kujtojmë që prej fillimit të shpërthimit e deri më tani në Japoni janë shënuar 328 të vdekur në total nga Covid-19, ndërsa 12,368 tëtjerë janë infektuar. Qeveria e ka zgjatur gjendjen e emergjencës deri më 6 maj për të shmangur sa më shumë virusin.

Në rang global kanë humbur jetën 193,863 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,768,050 të tjerë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,919 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 894.034 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,969 viktima dhe në Spanjë 22,524 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: CNN

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFjoralba Ponari flet hapur: Ta nxjerr qumështin e nënës për hundësh
Artikulli tjetërRama zbulon hartën e zonave ku nga 27 prilli do të kenë lehtësim lëvizje, ja çfarë është rreptësisht e ndaluar