Koronavirusi në SHBA, pacientët shtrihen në korridoret e spitaleve

SHBA tashmë është një nga vatrat kryesore të koronavirusit, ndërsa numri i të infektuarve dhe viktimave është rritur e ritme të shpejta.

Advertisements

Ndërkohë, pamje tronditëse kanë zbuluar kaosin e krijuar brenda spitaleve të Neë York-ut, e cila është dhe vatra më e madhe e virusit në SHBA. Mjekët shprehin shqetësimin për mungesën e ventilatorëve dhe pajisjet mjekësore janë me pakicë.

Neë York, deri më tani ka regjistruar 76.049 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 1,500 të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.

Advertisements

Qendra Mjekësore Spitalore “Brookdale” në Brooklyn, ka marrë pamjen e një “fushëbeteje”. Korridoret janë mbushur me shtretër dhe mjekët shkojnë e vijnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar nevojat e të sëmurëve. Një mjeke e spitalit, u shpreh për mediat vendëse se spitali ishte shndërruar në një “zonë e luftës mjekësore”.

“Epo, kjo është një zonë e luftës, një zonë e luftës mjekësore. Çdo ditë që vij, ajo që shoh çdo ditë është dhimbja, dëshpërimi, vuajtja dhe pabarazitë e kujdesit shëndetësor. Ne kemi nevojë për lutje, kemi nevojë për mbështetje, kemi nevojë për maska, për doreza, për veshje, kapacitete, kemi nevojë për më shumë hapësirë mjekësore”,-u shpreh mjekja, Arabia Mollette./ Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJam i varfër. Shokët më thonë je i pisët, jeton në kontenier (Video)
Artikulli tjetër“Kemi testuar rakinë shqiptare dhe është budallallik ta përdorni për koronavirusin, është e rrezikshme”