Koronavirusi, Greqi: Pagë prej 800 euro për ata që rrinë në shtëpi

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendi me një plan konkret. Lajmi konfirmohet nga sekretariati i shtypit pranë qeverisë.

Advertisements

Burime pranë këtij sekretariati, i thanë Top Channel se me projekt ligjin urgjent që kaloi në parlament, qeveria e Mitsotakis, vendosi të anulojë këstin e dytë të licencimit, prej 3.5 milionë euro për televizionet kombëtarë Skai, Antena, Open, Star, Alfa dhe Mega ,duke siguruar një paketë jetike ndihme prej 21 milionë euroshe për këtë sektor, ndërsa një tjetër paketë prej 11 milionë eurosh reklame shtetërore, u sigurua prej qeverisë, po për këtë grup televizionesh, duke shpëtuar kështu nga kolapsi, mediat kryesore televizive ne vend.

Së shpejti do të jetë gati edhe drafti mbështetës i gazetave, radiove informative dhe mediave online, për të cilat nuk është dhënë ende shuma e subvencionit shtetëror.

Advertisements

Kjo paketë mbështetëse, parashikon edhe detyrimin e punëdhënësve për të ruajtur vendet e punës në këto media, ndërkohë që të gjithë punonjësit e këtij sektori, që kanë qenë në marrëdhënie pune deri më datën 1 mars, do të përfitojnë pagën prej 800 euro, e cila do të jepet për të gjithë punonjësit e sektorit privat qe preket nga CoVid 19.

Ndërsa stafi teknik dhe gazetarët e terrenit,të cilët janë në marrëdhënie pune të pandërprerë dhe vazhdojnë raportimet e tyre në terren, do të paguhen normalisht prej punëdhënësve të tyre.

Qeveria greke gjatë këtyre ditëve njoftoi masa mbështetëse prej gati 10 miliardë euro për gjithë sektorët ekonomikë të vendit, ndërkohë që kjo paketë do të përmirësohet në vazhdimësi me ndërhyrje përmirësuese, me qëllim mbrojtjen e biznesit vendas nga falimentimi.

Masat mbështetëse, por edhe ato parandaluese që qeveria ka marrë, gjejnë dakortësinë e 85% të opinionit, ndërsa të gjitha sondazhet në vend, vlerësojnë maksimalisht qeverinë konservatore të Qiriakos Mitsotakis.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAhmetaj tregon cilat biznese mund të punojnë në Shqipëri: Po të doni dhe 24 orë në ditë
Artikulli tjetërNë ankth për të parë fëmijët e porsalindur, baballarët presi gjithë natën jashtë maternitetit, koronavirusi i ndan nga gratë: I kemi vetëm me foto