Mbrëmjen e kaluar është njoftuar se janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe 10 pacientë të tjerë në Shqipëri.
Advertisements
Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e 10 pacientëve në 24 orët e fundit.
Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 99 ndërsa rastet e konfirmuara janë 24 të deklaruara gjatë përditësimit të djeshëm, duke e çuar totalin në 304.
Advertisements
Gjatë 24 orëve të fundit humbi jetën një pacient 75-vjeçar, duke e çuar numrin total të vik timave nga koronavirusi në vend në 17.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!