Koronavirus në Spanjë/ 3.968 të infektuar në 24 orët e fundit, rritet bilanci i vi ktimave

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka publikuar shifrat zyrtare më të fundit, këtë të martë, ku numri total i të prekurve ka arritur në 204.178 persona, 3.968 më tepër se dje.

Advertisements

Kujtojmë se “piku” me të infektuar në Spanjë ishte data 31 mars, ku brenda 24 orësh u konfirmuan 9.222 raste të reja me Covid-19.

Numri i vi ktimave ka arritur shifrën e 21.282 personave, ku janë shënuar 430 vd ekje në 24 orët e fundit.

Advertisements

Kujtojmë se shifrat më të larta të viktimave në një ditë (brenda 24 orëve) u shënua data 2 prill, ku u regjistruan 950 vdekje nga koronavirus.

Lajm i mirë është se 82.514 njerëz tashmë kanë një rikuperim të plotë dhe kanë lënë spitalet, një rritje prej 1,928 personave që prej ditës së hënë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKriza e Koronavirusit/ Sezoni turistik 2020 në Greqi do të fillojë gradualisht nga korriku
Artikulli tjetërMposhti koronavirusin, flet mjeku Roland Xhaxho: Ja çfarë kërkoja në çastet më të vështira, si e kalova pa u intubuar