Gazetari Artan Hoxha nuk i ka kursyer sul met dhe akuzat ndaj Kryeministrit Rama, pasi Fredi Beleri, një nga të akuzuarit për masakrën e Peshshkëpisë, ku mbetën të vr arë dëshmorët e Atdheut Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, doli të fliste në televizionin Klan, në fashën e orarit më të ndjekur nga shqiptarët.
Advertisements
Hoxha thotë se Rama merret me bllokimin e adresave p orno në internet, ndërsa në ekranet kombëtare përdhoset kombi dhe shteti, nga ata që Hoxha i quan “antishqiptarë që i kanë duart me gja kun e dy dëshmorëve të atdheut”.
Me ironi gazetari i drejtohet Ramës me fjalët “Qirje Lider Global”, duke i thënë se nuk ka këllqe të vendosë drejtësi, por ajo që duhet të bëjë është që t’ua kursejë këtë maskaradë familjarëve të dëshmorëve.
Advertisements
Statusi i plotë i Artan Hoxhës:
Nuk kam fjale!!!
Herën e parë, para disa javesh, kur ndodhi e njëjta maskaradë,heshtëm
Me idene,se ishte thjesht nje ëndërr e keqe, një lapsus i momentit.
Por, kjo e sotmja, eshte e tepërt!
Edhe ultranacionalisti më i madh grek, as në ëndërrat e tij më të bukura, nuk do e fantazonte të kishte ne dispozicion, televizionin më të madh kombëtar në Shqiperi, madje në fashen e orarit më të ndjekur nga shikuesit, për të provokuar e diskredituar kombin shqiptar dhe shtetin shqiptar!!!
Qirje Lider Global!
-vazhdo, blloko me AKEP-in tënd adresa po rno ne internet, ndërsa në ekranet kombëtare lejon te për dhoset kombi yt, dhe shteti yt, nga antishqiptarë qe i kane duart me gj akun e dy deshmoreve te atdheut (komandantit te Repartit Kufitar te Peshkepise, Fatmir Shehu dhe ushtarit, Arsen Gjini)
Mirë që, nuk ke këllqe të vendosësh drejtësi, për ngjarjen me te rëndë të cënimit te tërësisë territoriale te Republikes se Shqiperise, ne 30 vitet e fundit, por te pakten, kursejua këtë maskaradë,
prindërve, motrave, vellezerve, grave dhe sidomos femijëve të mbetur jetimë, të Deshmoreve të Atdheut.
P.S. Ndjesë familjeve të dy Deshmoreve te Atdheut, sepse nuk patem mundesi të qetësonim shpirtrat e tyre dhe pse kemi ndihmuar sa kemi mundur per te vendosur drejtesine, ne lidhje me mas akrën e Peshkëpisë!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!