Një 60 vjeçar u dënua në Britaninë e Madhe me katër muaj burg sepse pështyu qëllimisht në fytyrë një blerës me të cilin ishte duke u grindur për distancën që duhet të mbante.
Advertisements
Gary Saunders nga Southsea, Hampshire, u arr estua pas incidentit të ndodhur në një dyqan pranë shtëpisë së tij. Blerësi tjetër i kishte kërkuar që të mos afrohej shumë, por Saunders i ishte kthyer keq, e kishte dhe më tej, e kishte pështyrë në fytyrë. Gjykatësi i çështjes tha se “ të pështysh dikë në fytyrë është shumë e pës htirë, por ta kthesh pështymën apo kollën në armë në një kohë të tillë, kjo nuk do të tolerohet.
Veprimet e Saunders i shkaktuan viktimës së tij një shqetësim të panevojshëm, kur ai nuk kishte bërë asgjë tjetër përveçse i kishte kërkuar që të mbante distancën”.
Advertisements
Gjykatësi tha më tej se shpreson që ky dë nim, të shërbejë si paralajmërim edhe për persona të tjerë të cilëve mund t`i shkojë në mendje të bëjnë të njëjtin veprim. 19.500 vetë kanë humbur jetën në Britani nga Covid 19 e mbi 143 mijë janë infektuar. Martin McKee, profesor I shëndetit publik në London School fo Hygiene and Tropical Medicine mendon se masat izoluese në vend, nuk u morëm në kohë. “ Ne u mbyllëm shumë vonë”, tha ai për Bloomberg; “ ajo veçantia britanike këtë radhë na dëmtoi shumë”, shtoi eksperti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!