Jeta nuk do të normalizohet pa vaksinë kundër Koronavirusit

Lars Schaade, nënkryetarë i Institutit Robert Koch deklaroi se gjendja aktuale rreth pandemisë COVID-19 nuk do të normalizohet deri në gjetjen e vaksinës.

Advertisements

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Berlin, Schaade u bëri thirrje të gjithë qytetarëve gjermanë që t’i përmbahen masave të ndërmarra. “Pa vaksina jeta jonë nuk do të normalizohet”, theksoi Schaade.

Duke shpjeguar se po bëhen përpjekje për uljen e numrit të të infektuarve me koronavirus, ai tha se në javët e fundit është arritur sukses i madh.

Advertisements

“Megjithatë, gjendja vazhdon të mbetet serioze. Nuk shihet fundi, ashtu që virusi të zhduket. Numri i të prekurve mund të rritet përsëri”, paralajmëroi Schaade.

Ai këshilloi të gjithë qytetarët që kur të dalin të vendosin maska, posaçërisht gjatë përdorimit të transportit publik./AA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMposhti koronavirusin, flet mjeku Roland Xhaxho: Ja çfarë kërkoja në çastet më të vështira, si e kalova pa u intubuar
Artikulli tjetërTurqi, vogëlushi 3-vjeçar mposht koronavirusin