“Jemi në rrugë të madhe”, tregtarët në Vlorë dalin në protestë: Duam zgjidhje, s’po na japin shpjegim

Ata janë mbledhur sot para zyrës së Dritan Lelit dhe kërkojnë të sqarohet situata dhe këkojnë një afat se kur do kthehen në punë.
VLORË- Shitësit që punonin në “tregun e orizit” në Vlorë kanë dalë sot në protestë para bashkisë së qytetit. Ata shprehen se bashkia u mbylli vendin e punës dhe nuk u ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë do bëhet me ta.

Advertisements

Ata janë mbledhur sot para zyrës së Dritan Lelit dhe kërkojnë të sqarohet situata dhe këkojnë një afat se kur do kthehen në punë.

“Jemi në rrugë të madhe dhe askush nuk po na jep nje zgjidhje. Të na thonë një afat se kur do të hapet tregu. Jemi ne dhe familjet tona që po vuajmë”, u shpreh një prej tregtarëve.

Advertisements

Tregu pranë ish-fabrikës së orizit në Vlorë është mbyllur javën e shkuar dhe pas një inspektimi të AKU dhe ISHSH Vlorë dhe me një vendim të komisionit të Mbrojtes Civile në kushtet e pandemisë, pasi sipas tyre nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitaire.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFenomeni i rrallë në Verona, ylberi shfaqet si një“buzëqeshje”
Artikulli tjetër“Ilaçi pati një efekt shumë pozitiv”/ Remdesivir me rezultate shpresëdhënëse ndaj koronavirusit