Epidemia e koronavirusit e ka bërë edhe më të vështirë jetesën veçanërisht për disa familje, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Advertisements
Një rast i prezantuar nga “Fundjavë Ndryshe” në emisionin “Opinion”, tregoi për një familje me 4 fëmijë, e cila jeton brenda një kontenieri.
Fëmijët shprehen se kanë ftohtë, kanë vështirësi të flenë brenda kontenierit, nuk kanë ujë të ngrohtë, nuk kanë dezinfektantë, nuk kanë ngrohje. Për më tepër ata janë të paragjykuar nga shokët që i thonë se janë të pisët, sepse jetojnë në kontenier. “Shokët nuk me pranojnë, jam i varfër, s’kam shtëpi, shokët më thonë je i pisët se jeton në kontenier”, shprehet njëri nga djemtë, ndërsa motra e tij pohon se kanë frikë nga koronavirusi./Opinion.al
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!